Kush jemi ne?

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës ka si mision sigurimin dhe shpërndarjen e mjeteve financiare, në kuadrin e nxitjes së zhvillimit socio-ekonomik e kulturor, bazuar në strategjitë kombëtare për Diasporën, nëpërmjet promovimit, inkurajimit dhe nxitjes së prirjeve filantropike dhe investimeve në mbështetje të zhvillimit të Diasporës në Republikën e Shqipërisë e jashtë saj.

Platforma e “Digjitalizimit të Veprave Shqiptare” vjen si produkt i Projektit “Diaspora për Zhvillim”, i cili, ndër të tjera, synon krijimin e kushteve për shkëmbimin e njohurive dhe nxitjen e angazhimit kulturor të Diasporës.

Asset 4@600x (1)
Rreth “Digjitalizimit të Veprave Shqiptare”

Platforma Digjitale e Veprave Shqiptare është krijuar me qëllimin madhor të gjallërimit e promovimit të kujtesës kolektive kulturore të komunitetit të Diasporës shqiptare përmes letërsisë.

Nisur nga mungesa e shumë veprave të letërsisë shqiptare në format digjital, Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës bën të mundur aksesimin e lirë, në çdo moment kohor dhe pavarësisht vendodhjes gjeografike, të disa prej veprave të autorëve më në zë të letërsisë shqiptare ndër vite.

Digjitalizimit të veprave shqiptare i kushtohet një rëndësi e veçantë në Strategjinë Kombëtare për Diasporën, si një instrument për përcjelljen e trashëgimisë gjuhësore e kulturore shqipe ndër breza.