FAQs

1- Si mund të bëhem pjesë e lexuesve të platformës?

Për të lexuar veprat në platformë, ju mund të krijoni një profil të ri me të dhënat tuaja personale.

2- Përse nuk mund të regjistrohem në platformë?

Kjo platformë është e dedikuar për anëtarët e Diasporës. Nëse mendon se i përmbush të gjitha kushtet por ende nuk ke akses, na kontakto në support@adld.al

3- A duhet të paguaj një tarifë për të lexuar veprat?

Jo. Kjo platformë është produkt i projektit “Diaspora për Zhvillim”, financuar nga buxheti i shtetit Shqiptar me vendim te Këshillit te Ministrave Nr. 611 date 17.10.2018, në zbatim nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës. Për më shumë informacion rreth projektit: https://www.adfd.al/diaspora-per-zhvillimi/
Leximi i veprave është pa pagesë, por numri i lexuesve të saj është i limituar.

4- A ka limit për numrin e veprave që mund të lexoj?

Jo, nuk ka limit për numrin e librave që një përdorues mund të lexojë. Sidoqoftë, ju lutemi të keni në konsideratë se veprat e prenotuara qëndrojnë në dispozicionin tuaj edhe kur nuk jeni duke i lexuar ato, kështu mund të bëhni shkak i mohimit të mundësisë së leximit dikush tjetër.

5- A mund të heq dorë nga pretonim i një libri nëse nuk jam më i interesuar për ta lexuar atë?

Po. Ju mund ta dorëzoni veprën virtuale dhe ajo do të jetë e lirë për një lexues tjetër.

6- A ka limit kohor për leximin e një vepre?

Ju keni një limit 30 ditor për a lexuar një vepër specifike.

7- A mund ta shkarkoj një vepër në kompjuterin/pajisjen time?

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës gëzon të drejtat e përdorimit të veprave për shfaqjen e tyre në platformën virtuale “Digjitalizimi i veprave Shqiptare”, prandaj veprat nuk mund të shkarkohen, kopjohen apo shpërndahen nga përdoruesin. Ju duhet të jeni i kyçur në platformë për të lexuar veprat e dëshiruara.

8- Nga sa pajisje mund ta aksesoj platformën?

Ju mund të kyçeni në llogarinë tuaj nëpërmjet maksimumi 2 (dy) pajisje elektronike, por jo njëkohësisht.

9- Nëse më skadon afati i leximit të një vepre, a mund ta shtyj atë?

Po, ju mund ta riprenotoni një vepër pas afatit 30 ditor.

10- Dua të lexoj një vepër, por është përkohësisht e zënë.

Ju mund ta ruani veprën të kategoria e të preferuarave dhe do të njoftoheni sapo vepra të jetë e aksesueshme sërish.

11- Komenti im nuk është shfaqur në platformë

Komentet tuaja janë të rëndësishme për në. Prandaj, përpara se të publikohen ato do të aprovohen nga administratori.