3

DIGITALIZIMI I VEPRAVE SHQIPTARE

Letërsi klasike

Letërsia e Rilindjes (nga mesi i shekullit XIX deri në vitin 1912) shënon kalimin nga letërsia me subjekt fetar e karakter didaktik, në letërsinë e mirëfilltë artistike, me mision ringjalljen e atdhe-dashurisë nëpërmjet evokimit të së kaluarës të pasur me karaktere heroike dhe dashurisë për natyrën e bukurinë e virtyteve shqiptare.
Ndër figurat më të shquara përmendim Naim Frashërin, Ndre Mjedën, Asdrenin, si dhe shumë kolosë nga Diaspora: Jeronim de Rada, Zef Skiroi, A. Z. Cajupi, etj. Më pas, gjatë viteve ’20-’30 letërsia shqiptare pati një zhvillim të hovshëm përmes shkrimtarëve të talentuar, të edukurar në Universitete të rëndësishme të Evropës që sollën drejtime të reja në krijimtarinë letrare të kohës. Shkrimtarë të mëdhenj të letërsisë shqiptare, si: Fishta, Konica, Noli, Poradeci, Koliqi, Migjeni, Kuteli, shënuan kulmet më të larta të letërsisë shqiptare.

Shumë autore dhe autorë në letërsinë botërore janë frymëzuar nga lojërat e fatit. Sot, me rritjen e teknologjisë, kazinotë online janë bërë një pjesë e rëndësishme e kulturës së lojërave. Kjo ka sjellë një ndryshim të madh në mënyrën se si njerëzit perceptojnë dhe përjetojnë emocionet e lojërave të fatit. Letërsia ka kapur këtë ndryshim, duke shkruar për dinamikën dhe tensionin e lojërave në kazinotë online. Për shembull, romane të reja shqiptare tashmë po përfshijnë karaktere që janë të pasionuar pas kazinove online dhe si kjo ndikon në jetën e tyre të përditshme.

Letërsi bashkëkohore

Pas Luftës së Dytë Botërore letërsia shqiptare rrugëtoi nëpër një periudhë mjaft të vështirë e komplekse për krijimtarinë artistike. Në një listë të pashterrueshme, ndër figurat më të rëndësishme të letërsisë shqiptare gjatë realizmit socialist, mund të përmëndim Dritëro Agolli, Petro Marko, Ismail Kadare, etj.

Jashtë Shqipërisë, shkrimtarët shqiptarë shkruan të lirë nga kufizimet e realizmit socialist të cilat kapërthyen letërsinë në Shqipëri. Përtej kufijve shqiptarë u shfaqën talentë të rinj të letërsisë shiqpe si, Martin Camaj, Ali Podrimja, Rexhep Qosja, etj. Shkrimtarëve të letërsisë shqiptare të pas Diktaturës, morën përsipër peshën e madhe të drejtimit të krijimtarisë letërare në një qasje me frymë të re dhe ata vazhdojnë të ushqejnë pasurinë kulturore e letrare të kombit tonë me krijimtarinë e tyre.

Letërsi për fëmijë

Letërsia për fëmijë gjendet në hapat e saj të parë që nga epoka e Rilindjes Kombëtare, në tregime apo vjersha, me autorë si Kostandin Kristoforidhi, Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Asdreni, Naum Veqilharxhi, Naim Frashëri, Sami Frashëri, Anton Zako Çajupi, Gjerasim Qiriazi, Anton Xanoni, etj.

Rilindësit i përfshinë fëmijët në misionin e tyre madhor, si një detyrë e rëndësishme shoqërore, pedagogjike, artistike dhe kombëtare, për të kultizuar në brezin e ri qytetarinë, vetëdijen kombëtare dhe edukimin në gjuhën shqipe. Një vend shumë të rëndësishëm në letërsisë moderne shqiptare për fëmijë zë vëllimi “Tregime të moçme shqiptare” e Mitrush Kutelit, fryt i përpunimit të legjendave folklorike shqiptare. Ndërsa tek letërsia bashkëkohore për fëmijë prezantohen edhe shumë lloje të tjera të shkrimit letrar si, fabula, përrallat e kultivuara (të traditës), përshtatja dhe rikrijimi, etj.